Juventus rikthen interesin për Jean-Philippe Mateta, sulmuesi sërish në radar
Juventus ka rikthyer interesin për sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta, i cili kishte qenë më herët shumë pranë kalimit në Serie A, por transferimet e tij drejt Italisë kishin dështuar në dy raste.
Në janar, Mateta ishte afër një kalimi fillimisht te Juventusi dhe më pas te AC Milan, por probleme fizike në gju dhe vlerësimet mjekësore bënë që operacioni të mos finalizohej, duke e mbajtur sulmuesin te Crystal Palace.
Tani, pas rikuperimit dhe një fundsezoni të fortë, sulmuesi francez është sërish në listën e bardhezinjve, të cilët po shqyrtojnë opsionet për repartin ofensiv mes pasigurisë për të ardhmen e Dusan Vlahovic dhe negociatave të tjera në sulm.
Juventusi, i drejtuar nga Luciano Spalletti, e sheh Matetan si një profil fizikisht të fortë dhe të përshtatshëm për stilin e lojës së ekipit, por çmimi mbi 30 milionë euro dhe kërkesat e klubit anglez mbeten një pengesë e rëndësishme.
Sulmuesi francez ka kaluar një periudhë të vështirë me dëmtime, por rikthimi i tij me gola në fund të sezonit dhe paraqitjet e mira kanë rikthyer besimin te ai, duke e bërë sërish një emër serioz në merkato.
Flaka
















