Kafeja dhe ndikimi i saj në shëndet: A është më e mirë e nxehta apo e ftohta?
Pirja e kafesë është një zakon i përditshëm për miliona njerëz në mbarë botën, duke ofruar jo vetëm energji, por edhe përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mendore. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Psychopharmacology, kafeja nxit ndjenjat e mirësisë, miqësisë dhe lumturisë, duke përmirësuar disponimin dhe ndërveprimin social.
Përveç ndikimit emocional, kafeja është një burim i pasur i vitaminave B dhe K, riboflavinës, si dhe përmban rreth një mijë përbërës bimore bioaktivë, shumë prej të cilëve kanë efekte antiinflamatore dhe mbrojtëse për organizmin.
Një studim i publikuar në Scientific Reports zbuloi se kafeja e nxehtë përmban më shumë antioksidantë krahasuar me atë të ftohtën, duke e bërë më efektive në luftën kundër radikaleve të lira dhe plakjes qelizore. Antioksidantët kontribuojnë në mbrojtjen e zemrës, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve kognitive.
Nga ana tjetër, kafeja e ftohtë ka aciditet më të ulët dhe një shije më të butë, duke e bërë më të përshtatshme për ata që vuajnë nga ndjeshmëri në stomak ose refluks gastrik. Pavarësisht temperaturës, vlera e pH-së së të dyja formave të kafesë është e ngjashme, duke luhatur nga 4.85 në 5.13, por përthithja dhe reagimi i trupit mund të ndryshojë.
Flaka
















