KE kritikon mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 12:48

KE kritikon mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësime serioze në raportin më të fundit për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se përkundër ekzistencës së strukturave për luftën kundër korrupsionit, rezultatet konkrete mbeten të pakta dhe ndikimi politik vazhdon të jetë një pengesë kryesore, shkruan Flaka

“Ajo që është interesante është se Komisioni Evropian thekson se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) vazhdon të fokusohet në parandalimin dhe në bashkëpunimin institucional, por është më pak aktiv në zbulimin dhe raportimin e rasteve të korrupsionit,” theksohet në raport.

Komisioni kritikon faktin që KSHPK shpeshherë mbështetet në raportet e mediave për të identifikuar rastet e mundshme të korrupsionit dhe nuk zhvillon hetime të pavarura në mënyrë proaktive.

Një tjetër pikë kritike është mungesa e bashkëpunimit real me Prokurorinë Publike, pasi memorandumi i vitit 2024 ndërmjet KSHPK-së dhe këtij institucioni ende nuk është zbatuar për shkak të procedurës për shkarkimin e Prokurorit të Shtetit.

Në lidhje me transparencën e pasurisë së zyrtarëve, raporti evidenton:
“Në vitin 2024 janë dorëzuar 3.620 fletë anketuese për deklarimin e pasurisë, ndërsa janë zbuluar 109 raste parregullsish, shumica për mosdeklarim të pasurisë. Numri i kontrolleve sistematike ka rënë krahasuar me vitin 2023.”

Megjithëse ka ndihmë ndërkombëtare në zhvillimin e softuerëve për qasje në të dhënat publike, mungesa e burimeve për verifikim efikas është theksuar si një problem i vazhdueshëm.

Komisioni vë në dukje gjithashtu se rRreziqet e korrupsionit janë të larta në sektorin e shëndetësisë dhe prokurimeve publike, ndërsa ndikimi politik në ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit përbën shqetësim të madh.

Në raport vërehet gjithashtu një selekivitet i dukshëm në ndjekjet penale, të cilat shpesh perceptohen si të motivuara politikisht dhe jo si pjesë e një strategjie të paanshme dhe gjithëpërfshirëse për luftën kundër korrupsionit.

Një tjetër mangësi e rëndë që evidenton raporti është mbrojtja e dobët e denoncuesve (“whistleblowers”), gjë që dekurajon qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit.

“Ligji i ri për mbrojtjen e denoncuesve është përgatitur që në vitin 2023, por ende nuk është miratuar,” thuhet në raport.

Raporti i Komisionit Evropian përshkruan një situatë ku korrupsioni është i përhapur, mekanizmat ekzistojnë por janë të dobët, dhe ndikimi politik është i thellë. Pa reforma të thella dhe vullnet të vërtetë politik, lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut rrezikon të mbetet thjesht një deklaratë formale për integrim. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 12:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?