Kërcënimi i Orban ndaj BE: Autobusët me emigrantë do ua sjellim në Bruksel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:59

Kërcënimi i Orban ndaj BE: Autobusët me emigrantë do ua sjellim në Bruksel

Për të përcjellë një imazh të të qenit serioz, kërcënimi erdhi gjatë një konference për shtyp para autobusëve të rinj të nisur për në Bruksel.

“Nëse Bashkimi Evropian detyron Hungarinë të mirëpresë emigrantët e paligjshëm, ne do t’u ofrojmë atyre një udhëtim falas” në kryeqytetin e BE-së”, tha sekretari hungarez i shtetit, Bence Retvari.

Provokimi

Provokimi i fundit nga qeveria e Viktor Orban erdhi në margjinat e një jave tensionesh të reja midis Budapestit dhe Komisionit Evropian. Qershorin e kaluar, Gjykata e Drejtësisë e BE- së dënoi Hungarinë me një gjobë prej 200 milionë eurosh për shkeljen e ligjeve evropiane për të drejtën e azilit. Budapesti, i cili kundërshtoi vendimin, nuk ka paguar ende asnjë cent dhe Komisioni i ka dhënë afat qeverisë hungareze deri më 17 shtator për të paguar gjobën. Nëse deri në atë datë “pagesa nuk është bërë ende, ne do të bëjmë atë që ne e quajmë procedurë kompensimi, d.m.th. ne identifikojmë një pagesë të afërt për Hungarinë nga buxheti i BE-së dhe do të zbresim shumën në fjalë”, shpjegoi një zëdhënës i Komisionit. Për më tepër, sipas vendimit të Gjykatës, Hungaria do të duhet të paguajë 1 milion euro në ditë derisa të përputhë ligjet e saj të azilit me ato të BE-së.

Gjoba e papaguar

Budapesti akuzohet për kufizimin e aksesit të migrantëve në procedurat e azilit, mbajtjen e tyre në qendra të ndalimit të paligjshëm në kufi dhe dërgimin e njerëzve jashtë kufijve të vendit pa respektuar rregullat e riatdhesimit. Orban kishte reaguar ndaj vendimit duke pretenduar se gjyqtarët evropianë ishin të ndikuar nga George Soros (manjati amerikan me origjinë hungareze i konsideruar ndër armiqtë kryesorë të kryeministrit hungarez) dhe duke mbrojtur të drejtën e Hungarisë për të vendosur se kë të pranonte brenda kufijve të saj.

Protestat në Belgjikë

Me kërkesë të Brukselit, reagimi iu besua Sekretarit të Shtetit Retvari, i cili qëndroi përballë një flote autobusësh me tabela ndriçuese që shkruanin “Röszke-Brusszel”, pra itinerari nga kufiri jugor hungarez drejt e në selinë e institucioneve të BE-së në Belgjikë. Ai kërcënoi se do të dërgonte azilkërkues në kryeqytetin evropian. “Nëse Brukseli dëshiron emigrantë të paligjshëm, ai mund t’i ketë ata,” paralajmëroi ai.

Fjalët që ndezën polemika në Belgjikë ku kryetari i bashkisë së Brukselit Philippe Close i kërkoi qeverisë qendrore të bllokojë autobusët që vijnë nga Hungaria. Një kërcënim “i dëmshëm dhe kundërproduktiv” që “nuk kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve konstruktive për problemet komplekse të migracionit me të cilat përballemi si Bashkimi Evropian”, tha ministri belg për Imigracionin de Moor.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?