Kërpudhat dhe ushqimet natyrale që mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit
Disa studime sugjerojnë se kërpudhat mund të kenë veti që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e organizmit kundër virozave të stinës, përfshirë gripin sezonal.
Kjo lidhet me përmbajtjen e tyre të pasur me beta-glukanë, një lloj karbohidrati natyral që mendohet se ndikon pozitivisht në aktivizimin e sistemit imunitar dhe në aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
Sipas specialistëve të ushqyerjes, lloje të ndryshme kërpudhash mund të kenë përbërje të ndryshme ushqyese, prandaj rekomandohet që ato të përfshihen në mënyrë të larmishme në dietën e përditshme, sidomos gjatë muajve të ftohtë kur rritet rreziku nga gripi.
Përveç kërpudhave, edhe ushqime të tjera natyrale konsiderohen të dobishme për imunitetin, si hudhra, kivi, farat e kungullit, uji i mjaftueshëm dhe jogurti. Këto ushqime përmbajnë vitamina, minerale dhe probiotikë që mbështesin shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto ushqime nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor, por mund të jenë pjesë e një diete të balancuar që ndihmon në forcimin e imunitetit.
Flaka
















