Këto janë frutat që duhet të konsumoni nëse jeni me stomakun bosh

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 18:58

Këto janë frutat që duhet të konsumoni nëse jeni me stomakun bosh

Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin. Përthithja maksimale e këtyre ushqyesve është e gjitha në varësi të kohës së ngrënies së frutave.

Sipas studimeve më të fundit, të cilave u referohet AgroËeb.org, frutat nuk duhen ngrënë pas vakteve por me stomak bosh.

Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e frutave me stomak bosh luan një rol madhor në detoksifikimin e sistemit, të qenit energjikë dhe për rënien në peshë.

Çfarë ndodh nëse hani fruta pas buke?

Fruti duhet të jetë ushqimi më i rëndësishëm për njeriun. Nëse ju keni ngrënë ushqim bashkë me dy feta bukë dhe më pas hani fruta, nuk do të merrni vlerat ushqimore të tyre.

Fruti nuk arrin dot në stomak në kohë, sepse pengohet nga ushqimi që keni konsumuar më parë. Kësisoj, si buka ashtu edhe frutat fermentohen në stomak dhe transformohen në acid.

Në momentin që fruti bie në kontakt me ushqimin dhe lëngjet tretëse në stomak, e gjithë masa ushqimore prishet.

Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre.

Frutat që mund të hani esëll dhe të merri më të mirën prej tyre

Kivi

Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër. Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.

Molla

Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin. Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.

Portokalli

Portokalli njihet si ilaçi më i ëmbël. Sipas të dhënave, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.

Fiqtë

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Shalqiri

Fruti që shuan etjen më shumë se çdo frut tjetër. Shalqiri përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar.

Të dhënat, tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium.

Shumë persona e preferojnë shalqirin të shoqëruar me djathë për më shumë shije.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 18:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?