Këto ushqime mund të shkaktojnë fryrje të barkut
Fryrja e barkut mund të shfaqet edhe kur nuk keni konsumuar një vakt të bollshëm. Në shumë raste, shkak mund të jenë disa ushqime dhe pije që ndikojnë në tretje ose shkaktojnë mbajtjen e ujit në organizëm.
Ndër ushqimet që mund të shkaktojnë fryrje janë pjekurinat e njelmëta, picat, ëmbëlsirat, çamçakëzët, pijet e gazuara dhe alkooli. Përmbajtja e lartë e natriumit në ushqimet e përpunuara mund të favorizojë mbajtjen e lëngjeve dhe ndjesinë e fryrjes.
Fryrje mund të shkaktojnë edhe disa perime, si bizelja, lulelakra, qiqrat dhe brokoli, pasi përmbajnë karbohidrate që mund të treten më vështirë te disa persona.
Produktet e qumështit mund të jenë problem sidomos për njerëzit me intolerancë ndaj laktozës, ndërsa disa ëmbëlsues, si sorbitoli, mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje.
Nëse fryrja është e përkohshme, zakonisht nuk është shqetësuese. Por nëse ajo përsëritet shpesh ose vazhdon për një kohë të gjatë, këshillohet konsultimi me mjekun.
Flaka










