Klopp komenton debatet e Botërorit: Reklama apo nevojë sportive?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2026 17:59

Klopp komenton debatet e Botërorit: Reklama apo nevojë sportive?

Trajneri gjerman Jürgen Klopp ka dhënë mendimin e tij për debatet që kanë shoqëruar pushimet e hidratimit gjatë ndeshjeve të Botërorit, duke pranuar se e kupton pse disa tifozë i shohin ato si një mundësi për reklama televizive.

Klopp theksoi se nuk është i bindur se nevojiten dy minuta e gjysmë vetëm për të konsumuar ujë, duke sugjeruar se gjatë këtyre ndërprerjeve transmetuesit përfitojnë për të transmetuar reklama.

“Nuk të duhen dy minuta e gjysmë vetëm për të pirë ujë. Kjo është pika ku futen reklamat. Nuk ka problem për ata që janë në stadium, sepse mund të shijojnë atmosferën, shfaqjet apo elementë të tjerë argëtues,” deklaroi ai.

Megjithatë, tekniku gjerman shtoi me humor se këto pushime mund të jenë të dobishme për tifozët më të moshuar.

“Kur arrin në moshën time, është një pushim shumë i mirë për të shkuar në tualet,” u shpreh Klopp duke shkaktuar të qeshura.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur pushimet e hidratimit kanë ngjallur diskutime të shumta, me drejtuesit e FIFA-s që këmbëngulin se ato janë vendosur për arsye sportive dhe shëndetësore, ndërsa kritikët argumentojnë se ato favorizojnë edhe aspektin komercial të transmetimeve.

Flaka

90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2026 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?