Klopp nuk mendon për rikthim si trajner, fokus te Red Bull
Ish-trajneri i Liverpoolit dhe aktualisht Drejtor i Futbollit Global te Red Bull, Jurgen Klopp, ka sqaruar spekulimet mbi një tërheqje të mundshme nga futbolli ose rikthimin te stoli i trajnerit, përfshirë kombin e Gjermanisë apo klubin Real Madrid.
“Nuk po mendoj për këtë për momentin dhe nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë,” tha Klopp, 58 vjeç, në Ismaning pranë Mynihut, duke komentuar spekulimet për largimin e Julian Nagelsmann nga stoli i ekipit kombëtar gjerman.
Megjithatë, Klopp nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në stol në të ardhmen: “Nuk jam ende në fund të karrierës sime, nuk kam arritur moshën e pensionit. Kush e di çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. Por për momentin, asgjë nuk është planifikuar.”
Trajneri gjithashtu mohoi çdo interesim të Real Madridit ose largimin nga Red Bull këtë verë: “Kushdo që e thotë këtë nuk e kupton futbollin. Ata kurrë nuk më kanë kontaktuar mua ose agjentin tim. Janë thjesht spekulime.”
Jurgen Klopp ka qenë Drejtor i Futbollit Global te Red Bull që nga 1 janari 2025, me kontratë deri në vitin 2029, dhe drejtuesit e grupit konfirmojnë se janë “jashtëzakonisht të kënaqur” me punën e tij.
Flaka
















