Kobbie Mainoo synon Napoli-n, largimi nga United duket i afërt
Mesfushori i Manchester United, Kobbie Mainoo, mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka pasur vështirësi të sigurojë minuta të rregullta ndeshjeje nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Mainoo, 20 vjeç, i rritur në akademinë e United, është përdorur kryesisht si zëvendësues këtë sezon dhe nuk është parashikuar shpesh në formacionin titullar të premierligës. Sipas raporteve, ata qëndrojnë prapa mesfushorit janë kopetenca e Fernandes–Casemiro, që ka kufizuar rolin e tij në ekip.
Interesimi për shërbimet e tij ka arritur mbi një duzinë skuadrash europiane, me Chelsea dhe Bayern Munich mes tyre, por raportimet më të fundit sugjerojnë se Napoli është destinacioni i preferuar për Mainoo-n nëse ai largohet përkohësisht nga Old Trafford.
Nëse transferohet te klubi italian, Mainoo do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës Scott McTominay, i cili luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e Napoli-t në Serie A sezonin e kaluar.
Manchester United pritet të konsiderojë një huazim, dhe marrëveshja mund të përfshijë edhe mundësi blerjeje në fund të sezonit, sipas raportimeve të mediave italiane. Interesimi vjen gjithashtu si mënyrë për Mainoo-n që të fitojë më shumë minuta dhe të rritë shanset e tij për të qenë në formacionin e Anglisë përpara Kupës së Botës 2026.
Flaka
















