Konsumi i kafesë lidhet me rrezik më të lartë për atak në zemër
Një studim italian ka ngritur shqetësime mbi lidhjen mes konsumit të kafesë, tensionit të lartë të gjakut dhe rrezikut për probleme kardiovaskulare, përfshirë edhe atakun në zemër.
Studimi analizoi të dhënat e rreth 1,200 personave të moshës 18 deri në 45 vjeç, të ndjekur për një periudhë 12-vjeçare. Pjesëmarrësit kishin vlera të ndryshme të tensionit të gjakut, me sistolik nga 40 deri në 159 mmHg dhe diastolik nga 90 deri në 99 mmHg.
Gjatë periudhës së studimit u regjistruan rreth 60 raste me probleme shëndetësore të lidhura me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Në rreth 80% të rasteve u raportua atak në zemër, ndërsa pjesa tjetër përfshinte ishemi, probleme me veshkat dhe çrregullime të qarkullimit.
Sipas studiuesve, personat që konsumonin sasi të larta kafeje kishin deri në 4 herë më shumë rrezik për këto probleme, ndërsa ata me konsum mesatar rreth 3 herë më shumë rrezik. Konsumi mesatar u përcaktua si 1–3 pije kafeine në ditë, ndërsa i lartë si 3–4 ose më shumë filxhanë në ditë.
Megjithatë, ekspertët theksuan se studimi nuk provon shkak-pasojë të drejtpërdrejtë, por vetëm një lidhje statistikore mes faktorëve të analizuar. Ata shtuan se njerëzit me tension të lartë duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e kafesë dhe produkteve me kafeinë.
Po ashtu, u vu re një lidhje e mundshme edhe me rrezikun e hershëm të diabetit të tipit 2, e ndikuar nga faktorë të tjerë si gjenetika dhe mbipesha.
Studiuesit rekomandojnë një stil jetese më të shëndetshëm, duke përfshirë ushqim të balancuar, aktivitet fizik dhe konsum të moderuar të kafesë.
Flaka
















