Konsumimi i tepërt i kripës: Rreziqet për shëndetin dhe shenjat paralajmëruese
Kripa është një përbërës i domosdoshëm në ushqim dhe në sasi të moderuara nuk paraqet rrezik për shëndetin. Megjithatë, konsumimi i tepërt i saj mund të sjellë pasoja të shumta negative për organizmin.
Sipas burimeve mjekësore si WebMD, kripa përbëhet nga kloruri dhe natriumi, elemente që luajnë rol në funksionimin e muskujve, impulseve nervore dhe balancimin e lëngjeve në trup. Natriumi gjendet në sasi të vogla pothuajse në të gjitha ushqimet natyrale si perimet, frutat, mishi dhe drithërat.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se teprimi me kripën mund të ndikojë në humbjen e ekuilibrit të ujit në organizëm, duke shkaktuar dehidrim dhe duke e detyruar trupin të tërheqë ujë nga qelizat dhe lëkura.
Kjo gjendje mund të shfaqet edhe në pamjen e jashtme, duke shkaktuar lëkurë të thatë, shfaqje më të shpejtë të rrudhave dhe një pamje të zbehtë. Përveç këtyre, konsumimi i lartë i kripës mund të lidhet edhe me simptoma si presion i lartë i gjakut, fryrje, dhimbje stomaku, ënjtje e këmbëve, rritje e etjes, lodhje dhe mungesë përqendrimi.
Mjekët këshillojnë moderim në përdorimin e kripës dhe një dietë të balancuar për të ruajtur shëndetin afatgjatë.
Flaka
















