Kur dhimbja e kokës nuk është e zakonshme: shenjat që nuk duhen neglizhuar
Dhimbja e kokës është një nga shqetësimet më të shpeshta shëndetësore dhe në shumicën e rasteve nuk përbën rrezik serioz. Megjithatë, ekzistojnë situata kur kokëdhembja mund të jetë sinjal paralajmërues për probleme më të rënda shëndetësore, si gjakderdhje në tru, tumor apo sulm cerebral.
Mjekët këshillojnë që disa lloje të dhimbjes së kokës të mos injorohen, veçanërisht kur ato shfaqen papritur ose janë ndryshe nga ato që keni përjetuar më parë.
Shenjat alarmuese të dhimbjes së kokës
- Kokëdhembje si “rrufe”
Nëse dhimbja shfaqet papritur, është shumë e fortë dhe e papërballueshme, duke zgjatur rreth 60 sekonda pa ndërprerë, kjo mund të jetë shenjë e gjakderdhjes në tru dhe kërkon ndihmë urgjente mjekësore. - Dhimbje koke pas ushtrimeve fizike ose marrëdhënieve seksuale
Një dhimbje e fortë koke pas këtyre aktiviteteve mund të jetë shenjalizim i tumorit në tru ose problemeve me enët e gjakut. - Dhimbje e vazhdueshme dhe e fortë për një periudhë të gjatë
Kur kokëdhembja zgjat dhe përkeqësohet me kalimin e kohës, ajo mund të lidhet me sulm cerebral apo gjendje të tjera neurologjike. - Histori familjare me kancer
Nëse keni raste të kancerit në familje dhe papritur shfaqet një dhimbje koke e pazakontë, e ndryshme nga ato të mëparshmet, rekomandohet konsultim i menjëhershëm me mjekun.
Ekspertët theksojnë se diagnostikimi i hershëm mund të jetë vendimtar, prandaj çdo ndryshim i pazakontë në dhimbjen e kokës nuk duhet nënvlerësuar.
Flaka
















