Kur do të takohen Messi dhe Yamal në fushë? Caktohet data e përafërt e trofeut Finalissima

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:02

Kur do të takohen Messi dhe Yamal në fushë? Caktohet data e përafërt e trofeut Finalissima

Spanja me shumë mundësi është momentalisht kombëtarja me futbollin më atraktiv në botë dhe fakti se do të ballafaqohen me kampionin e Copa Americas dhe kampionin në fuqi të botës, Argjentinën i bën tifozët të presin me padurim këtë ballafaqim.

La Finalissima siç njihet ndryshe trofeu për të cilin luftojnë fituesi i Kampionatit Evropian dhe ai i Copa Americas, do të ndodhë në vitin 2025.

Fillimisht ishte planifikuar që ky takim të luhet në qershor, por fakti se gjatë asaj periudhe do të luhet Kupa e Botës për Klube është një pengesë.

Tani sipas gazetarit Gaston Edul, përcjell mediumi katalanas Sport, La Finalissima do të luhet në mars të vitit të ardhshëm.

Ky kompeticion i cili u rikthye sërish në futboll, mban po ashtu emrin e Argjentinës si fitues i fundit pas fitores që kishin arritur ndaj Italisë me rezultat 3-0 ndaj Italisë në 2023.

Para se gjithash, kjo ndeshje do të jetë emocionuese për faktin se Lionel Messi do të takohet me Lamine Yamal, spanjollin i cili po konsiderohet si pasardhësi i tij tek Barcelona.

Nuk është ende e qartë se në cilin vend do të mbahet ndeshja, ani pse teorikisht do të duhej të zhvillohej në Amerikën Jugore kësaj radhe.

‘Wembley’ ishte nikoqiri i parë i këtij eventi ndërsa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtohen si një vend potencial për mbarëvajtjen e kësaj përballje.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?