Kuvendi ka rrëzuar propozim-Ligjin e lojërave të fatit i propozuar nga Fronti Evropian përmes të cilit parashikohej mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit online, distancimi i tyre dhe funksioni vetëm në hotele me 5 yje.
Arsyetimi i shumicës parlamentare ishte se me këtë ligj, Fronti Evropian nuk pretendon të zgjidh çështjen e lojërave të fatit por vetëm provokon sa për pikë ditore politike. Aktualisht organet e rendit janë duke hetuar indikacione mbi mënyrën jo të ligjshme se si janë ndarë licenca për kazino dhe lojëra të fatit online nga Lotaria Shtetërore. Ligji aktual në fuqi u soll në shkurt të këtij viti nga shumica e atëhershme, ndërsa më pas u tentua edhe një plotësim i ligjit, por që dështoi për shkak të mos mbështetjes nga LSDM-ja, ndërkohë në lexim të tretë, kur paraprakisht nuk ishte dekretuar nga ish presidenti Stevo Pendarovski. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
12 Shtator, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.