La Liga 2024/25: Barcelona dominon edhe në ekranet televizive
Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick, Barcelona, jo vetëm që ofron futboll atraktiv në fushë, por është edhe më i ndjekuri nga tifozët në sezonin 2024/25 të La Ligës.
Sipas një raporti të publikuar nga kompania e konsulencës audiovizuale dhe digjitale Barlovento Comunicación, “Blaugranat” kryesojnë renditjen për audiencën televizive në ndeshjet e kampionatit spanjoll, me një mesatare prej 1,570,000 shikuesish unikë për çdo ndeshje.
Në vendin e dytë renditet Real Madridi, me një mesatare prej 1,468,000 shikuesish, ndërsa Sevilla përfundon në podium me 1,090,000. Atletico Madridi është i katërti, me 938,000 shikues për ndeshje.
Në fund të listës ndodhet Real Valladolid, me vetëm 546,000 ndjekës për ndeshje – një diferencë e madhe krahasuar me rivalët e mëdhenj.
Ky rezultat tregon jo vetëm forcën e brendit të Barcelonës, por edhe interesin e madh që ekziston për stilin e lojës që po zhvillon trajneri gjerman Hansi Flick.
Flaka
















