Laçi: Italia një përballje e vështirë, por ne do të japim maksimumin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 20:36

Laçi: Italia një përballje e vështirë, por ne do të japim maksimumin

Kombëtarja e Shqipërisë vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në “Euro 2024” ndaj Italisë, me kuqezinjtë që kanë zhvilluar disa seanca stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra kuqezi ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Para gazetarëve u paraqit Qazim Laçi, i cili foli për sfidën e parë të Kampionatit Evropian të futbollit, ndaj Italisë, ku së bashku me grupin synojnë të marrin pikët maksimale.

“Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që kur mësuam shortin e dinim që ndeshja me Italinë do të jetë shumë e rëndësishme. Siç e thash edhe më para, të gjithë lojtarët po japin maksimumin, janë shumë shumë të fokusuar, shumë të motivuar dhe duhet të luftojmë deri në fund për të marrrë maksimumin e pikëve…Ndeshja e parë gjithmonë është pak më e vështira, për çdo ekip. Ne kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi zhvilluar sfida të mëdha, në kualifikuese dhe do të vazhdojmë me punën e mirë, siç kemi bërë në stërvitje ashtu do të bëjmë edhe në fushën e blertë për të siguruar maksimumin e pikëve.…..Kemi një konkurrencë shumë pozitive brenda grupit, sepse të gjithë lojtarët jemi të barabartë. Në çdo pozicion ka shumë garë dhe të gjithë lojtarët po japim maksimumin për ta çuar Kombëtaren sa më lart…” tha mes tjerash Qazim Laçi.

Kujtojmë se Shqipëria përballjen e parë do të zhvillojë më 15 qershor, kundër Italisë.

42
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?