Lacio dhe Bolonja vihen pas futbollistit kuqezi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:54

Lacio dhe Bolonja vihen pas futbollistit kuqezi

E ardhmja e Mario Mitajt duket se do të jetë larg kampionatit rus pas përfundimit të Euro 2024. Mbrojtësi i majtë, pasi ka shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare gjatë kualifikueseve, do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij edhe në Europian, ku do të jetë nën vëzhgimin e shumë klubeve më të njohura se Lokomotiv Moska ku aktivizohet aktualisht.

Mediat italiane dhe ekspertët e merkatos në këtë vend, kanë bërë të ditur se së fundmi për futbollistin është shtuar nga Seria A me dy klube shumë të njohura të gatshme të investojnë për anësorin e majtë.

Xhanluka Di Marzo ka bërë të ditur se Lacio dhe Bolonja janë dy klubet të cilat kanë vëzhguar prej kohësh mbrojtësin dhe tashmë në ndeshjen ndaj Italisë, do të kenë një vëmendje edhe më të madhe ndaj tij. Të dy klubet kërkojnë përforcime për sezonin e ri dhe Mitaj është një prej objektivave kryesorë të këtyre skuadrave që duan të bëjnë mirë në kampionat, por edhe në Europë.

Silvio Paljari, menaxheri i tij, ka folur rreth kësaj teme duke lënë gjithçka të hapur. “Mitaj është një lojtar i rëndësishëm, një mbrojtës i majtë i datëlindjes 2003. Ka mjaft interes rreth tij, në Itali dhe jo vetëm. A do të vijë në Serinë A? Them “Pjo””, deklaroi ai për “Sky Sport”.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?