Talenti spanjoll Lamine Yamal, ka reaguar me një mesazh të fortë dhe emocional drejtuar tifozëve pas zhgënjimit të fundit në UEFA Champions League.
Në një letër publike, Yamal theksoi se skuadra dha maksimumin, por nuk arriti rezultatin e dëshiruar, duke e cilësuar këtë si vetëm një etapë të rrugëtimit drejt majave të futbollit evropian.
“Ne dhamë gjithçka, por nuk mjaftoi. Kjo është vetëm pjesë e rrugës – për të arritur në majë duhet të ngjitesh dhe nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai.
Megjithatë, mesazhi i tij ishte plot besim dhe vendosmëri: “Dorëzimi nuk është opsion. Kemi më shumë se arsye për të besuar dhe do të rikthehemi më të fortë”.
Ylli i ri i Barcelonës premtoi se skuadra do të mësojë nga gabimet dhe do të luftojë për të rikthyer klubin aty ku i takon, duke dhënë edhe një premtim të madh për tifozët: “Do ta sjellim Champions League këtu – mbani mend fjalët e mia”.
Deklarata e tij është pritur me entuziazëm nga tifozët, të cilët e shohin si një simbol të së ardhmes së klubit katalanas.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Prill, 2026 17:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.