Lamine Yamal: “Nuk do të relaksohem, dua të hyj në historinë e futbollit”
Lamine Yamal ka dërguar një mesazh të qartë për ambiciet e tij, duke theksuar se trofetë e fituar në një moshë të re nuk do ta bëjnë të ulë ritmin.
Në një intervistë për Movistar, ylli i Barcelonës tha se futbolli ka njohur shumë legjenda si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Diego Maradona dhe Pelé, por sipas tij është e rrallë që një lojtar të fitojë kaq shumë trofe në një moshë kaq të re.
“Askush nuk ka fituar kaq shumë në moshën 19-vjeçare. Nuk do të relaksohem, dua të bëj histori”, u shpreh Yamal.
Ai përmendi edhe Pelén, i cili gjithashtu fitoi shumë trofe në moshë të re, por theksoi se në futbollin modern nuk ka parë shumë raste të ngjashme.
Yamal pranoi se disa mund të mendojnë se, pasi ka fituar shumë që në moshë të re, ai mund të humbasë urinë për trofe. Megjithatë, talenti spanjoll është i bindur se ka ende shumë për të arritur.
“E di se kam ende një mijë gjëra për të realizuar për të hyrë në historinë e futbollit. Dhe kjo është ajo që dua”, deklaroi ai.
Flaka












