Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka reaguar me tone të ashpra ndaj FIFA pas dëmtimit të Raphinha gjatë një ndeshjeje miqësore me kombëtaren.
Laporta e cilësoi situatën si një “turp”, duke kritikuar kalendarin e ngarkuar të ndeshjeve që, sipas tij, po rrezikon shëndetin e lojtarëve në një fazë vendimtare të sezonit.
“Dëmtimi i Raphinhas është një turp. FIFA duhet të marrë parasysh që lojtarët tanë luajnë për klube të mëdha dhe janë të mbingarkuar”, u shpreh ai.
Kreu i klubit katalanas theksoi se nuk mund të fajësohen lojtarët, pasi ata japin maksimumin për kombëtaret e tyre, por problemi kryesor mbetet numri i madh i ndeshjeve.
“Ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe ne humbëm një nga lojtarët më të rëndësishëm. Është vërtet irrituese, sidomos në këtë fazë kur po luftojmë për çdo trofe”, shtoi Laporta.
Ky reagim vjen në një moment delikat për Barcelonën, e cila po përballet me një sezon të ngarkuar dhe objektiva të mëdha në disa fronte.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Prill, 2026 10:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.