Lautaro pas humbjes ndaj Real Madridit: “Kur gabon, e paguan çmimin”
Lautaro Martínez ka reaguar pas humbjes së Interit ndaj Real Madridit, duke pranuar se në një kompeticion të nivelit të lartë, gabimet e vogla mund të jenë vendimtare.
“Kjo është një garë e detajeve, ndaj kur gabon, e paguan çmimin. Sot pësuam dy gola pas dy gabimeve në fillim të ndeshjes, edhe pse e nisëm mirë, duke menaxhuar topin dhe posedimin”, u shpreh sulmuesi argjentinas.
Lautaro theksoi se më pas ndeshja u bë më e vështirë, duke vlerësuar forcën e Real Madridit, por edhe paraqitjen e Interit.
“Ata janë një skuadër e nivelit shumë të lartë, por sot Interi erdhi këtu dhe bëri një ndeshje me personalitet, si një skuadër e madhe”, deklaroi ai.
Në fund, kapiteni i Interit nënvizoi se objektivi mbetet i qartë: fitimi i Champions League.
“Është një skuadër që lufton për të fituar Champions League, ashtu si ne. Ky është objektivi ynë”, përfundoi Lautaro.
Flaka










