Leão: Talenti im do të vlerësohej më shumë në Angli ose Spanjë
Sulmuesi portugez Rafa Leão ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij mund të jetë larg Serie A. Ylli i Milanit ka deklaruar se dëshiron një sfidë të re dhe se do të ishte i lumtur të provonte veten në Premier League ose në La Liga.
Në një intervistë për Sport TV Portugal, Leão pranoi se ndjek me shumë vëmendje futbollin anglez dhe beson se cilësitë e tij do të vlerësoheshin më shumë në kampionatet e Anglisë ose Spanjës.
“Dua një sfidë të re jashtë Serie A. E ndjek Premier League me shumë vëmendje. Nëse kam mundësinë të luaj atje ose në La Liga, do të isha shumë i lumtur sepse talenti im do të vihej më shumë në pah”, deklaroi portugezi.
26-vjeçari foli edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë sezonit të fundit te Milani, duke sugjeruar se nuk është përdorur në pozicionin ku mund të japë maksimumin.
“Nuk mendoj se u vendosa në kushtet e duhura për të luajtur në pozicionin që më lejon të bëj diferencën. Kam luajtur për 4-5 muaj me një dëmtim dhe, duke shtuar edhe faktin që luaja jashtë pozicionit tim, arrita në fund të majit totalisht i lodhur”, shtoi Leão.
Deklaratat e tij pritet të nxisin spekulime të shumta në merkaton e verës, me disa klube të mëdha nga Anglia dhe Spanja që prej kohësh monitorojnë situatën e sulmuesit portugez.
Flaka
















