Lëngu i portokallit, fillimi ideal i ditës
Një gotë me lëng portokalli në mëngjes mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të nisur ditën me më shumë energji dhe përfitime shëndetësore. Mjekët rekomandojnë konsumimin e frutave dhe fibrave në orët e para të ditës, për të ndihmuar organizmin të rikuperohet dhe të marrë vitaminat e nevojshme.
Frutat agrume janë të njohura për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, e cila luan rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ. Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e plakjes së parakohshme të qelizave dhe mbështet shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
Sipas disa studimeve, konsumimi i rregullt i lëngut të portokallit mund të lidhet me përmirësim të metabolizmit dhe në disa raste edhe me rritje të jetëgjatësisë. Po ashtu, ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe në përmirësimin e hidratimit të trupit gjatë ditës.
Përveç kësaj, përmbajtja natyrale e sheqernave, vitaminave dhe mineraleve në portokall ndihmon trupin të përpunojë më mirë karbohidratet dhe të ruajë energjinë. Konsumi i tij, i kombinuar me fibra natyrale, ndihmon në rregullimin e sistemit tretës dhe në parandalimin e problemeve si kapsllëku apo çrregullimet intestinale.
Ekspertët theksojnë se një zakon i thjeshtë si konsumimi i përditshëm i lëngut të freskët mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin afatgjatë.
Flaka
















