Lëngu i portokallit, “ilaçi natyral” për imunitetin dhe qarkullimin e gjakut
Lëngjet e freskëta të frutave janë të pasura me tonutriente – materie bimore të domosdoshme për organizmin, që na mbrojnë nga shumë sëmundje. Ndër to, më i veçanti është lëngu i portokallit, i cili përmban rreth 60 antioksidantë natyralë, kryesisht flavonoide, të njohura për rolin e tyre në forcimin e imunitetit dhe shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut.
Një gotë lëng portokalli përmban rreth 110 kalori dhe mbulon nevojat ditore për vitaminën C. Përveç kësaj, është burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe vitaminës B1 (tiaminë), si dhe përmban B6, niacin dhe magnez.
Studimet shkencore kanë treguar se lëngu natyral i portokallit ndihmon në rritjen e nivelit të HDL-së (kolesterolit të mirë), rregullon tretjen dhe parandalon hipoglikeminë e mëngjesit, duke reduktuar ndryshimet e disponimit, dhimbjet, ankthin dhe depresionin.
Përfitimet kryesore të lëngut të portokallit
- Pasur me 60 antioksidantë natyralë.
- Forcon imunitetin dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
- Mbush nevojat ditore për vitaminën C.
- Burim i mirë i kaliumit, folacinit, B1, B6, niacinës dhe magnezit.
- Ndihmon në rritjen e HDL-së (kolesterolit të mirë).
- Parandalon hipoglikeminë e mëngjesit dhe përmirëson disponimin.
Flaka
















