Leon Goretzka i ofrohet Barcelonës, mesfushori gjerman synon ribashkimin me Hansi Flick

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2026 19:16

Leon Goretzka i ofrohet Barcelonës, mesfushori gjerman synon ribashkimin me Hansi Flick

Leon Goretzka mund të jetë një nga emrat e mëdhenj që do të dominojë merkaton e verës.

Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, mesfushori i Bayern Munich i është vetëofruar FC Barcelona, duke shprehur gatishmërinë për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Një nga arsyet kryesore që e shtyn Goretzkën drejt Barcelonës është marrëdhënia e shkëlqyer me trajnerin Hansi Flick. Dyshja kanë punuar së bashku te Bayern Munich dhe te kombëtarja e Gjermanisë, ku kanë ndërtuar një raport të fortë profesional.

Për momentin nuk ka negociata zyrtare mes Barcelonës dhe Bayern Munichut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse drejtuesit katalanas do ta konsiderojnë seriozisht mundësinë e transferimit të mesfushorit gjerman gjatë kësaj merkatoje.

Goretzka vazhdon të jetë një nga mesfushorët më me përvojë në futbollin evropian dhe profili i tij mund të përputhet me kërkesat e Flick për përforcimin e repartit të mesfushës.

Flaka

502
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2026 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
502
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?