Liam Rosenior drejt stolit të Chelsea-t, mbërrin në Londër për emërimin zyrtar
Liam Rosenior ka mbërritur sonte në Londër, duke forcuar ndjeshëm zërat se ai është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i Chelsea-t. Sipas raportimeve më të fundit, Rosenior pritet të zhvillojë një intervistë formale brenda 24 orëve të ardhshme, me klubin londinez që synon të finalizojë marrëveshjen brenda javës së ardhshme.
Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se Chelsea e sheh Rosenior si kandidat kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Enzo Maresca. Profili i tij vlerësohet për idetë moderne taktike, qasjen progresive ndaj lojës dhe punën e suksesshme në zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Ndërkohë, RC Strasbourg, klubi francez ku Rosenior ishte pjesë e projektit teknik, ka nisur menjëherë kërkimet për një zëvendësues. Gjetja e trajnerit të ri konsiderohet një hap kyç për klubin, përpara se Rosenior të firmosë zyrtarisht me Chelsea-n.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, emërimi i Rosenior pritet të bëhet zyrtar javën e ardhshme, duke hapur një kapitull të ri në projektin sportiv të “Bluve” të Londrës. Sinjalet nga Londra janë të qarta: marrëveshja është shumë pranë finalizimit.
Flaka
















