Ligji për Gjuhët, Maksuti: Gjykata Kushtetuese të ketë kujdes me interpretimin e kësaj lënde

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:28

Ligji për Gjuhët, Maksuti: Gjykata Kushtetuese të ketë kujdes me interpretimin e kësaj lënde

Profesori universitar Mersim Maksuti, vlerëson se ardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet, ka frymëzuar institucionet që t’i ringjallin lëndët e fjetura nëpër sirtarë. Në mesin e tyre është edhe ajo për kontestimin e Ligjit të Gjuhëve, e cila para Gjykatës Kushtetuese ndodhet prej vitit 2019-të. Sipas Maksutit, kjo do të parandalohej nëse gjatë kësaj periudhe do të rregullohej baza juridike e ligjit.

“Ne jemi shoqëri e politizuar skajshmërisht se s’mund të anashkalohet në asnjë mënyrë nga këto procese. Kjo është një çështje shume ndjeshme dhe në këtë aspekt, Ligji për Gjuhën Shqipe, vjen si pasojë apo rezultat i fillimisht, mosrregullimit me Kushtetutë të tij. Mosrregullimin e bazës juridike dhe kjo është ajo që mua më ka dhimbtë dhe e kam përsëritur se vazhdimisht në një moment të caktuar kjo do të hapet si çështje para Gjykatës Kushtetuese”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar i të drejtës kushtetuese.

Maksuti vlerëson se Gjykata Kushtetuese, gjatë diskutimit dhe miratimit të vendimit duhet të marrë për bazë, specifikat, karakteristikat e brendshme, bashkëjetesën, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e këtij shteti të përbashkët. Maksuti, nënvizon se çështja është shumë e ndjeshme dhe mund të ndikojë në kaos dhe krizë në shoqëri.

“Prandaj, nuk e ka të lehtë të bëjë interpretimin aq të lehtë, për ta rrëzuar këtë ligj. Jo, jo, sepse ky ligj mund të prek dhe në thelb të destabilizojë marrëdhëniet midis dy etnikumeve më të mëdha. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Ajo duhet të ndjekë praktikat e gjykatave më me renome, sidomos Gjykatës Supreme në Amerikë e cila për të njëjtën çështje, pas 100 viteve apo 50 viteve, kur kanë ndryshuar rrethanat shoqërore-politike atje, ka bërë edhe interpretim të ndryshëm me vetë faktin që të mos destabilizohet dhe të krijojë kaos, krizë në shoqërinë politike të atij vendi”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar i të drejtës kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një intervistë për MIA-n deklaroi se në javën e pare të tetorit do të vendoset në rend dite. Sipas tij, me këtë ligj politika shkaktoi kaos juridik, i cili rezultoi me kaos politik, mosbesim, dilema. /Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?