Lista e ngushtë e katër yjeve që Man Utd po i konsideron për mesfushën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:38

Lista e ngushtë e katër yjeve që Man Utd po i konsideron për mesfushën

Manchester United mbetet i interesuar për të nënshkruar me Manuel Ugarte nga PSG-ja, por ata gjithashtu po monitorojnë edhe katër mesfushorë të tjerë.

Muajin e kaluar, Ugarte doli si prioriteti kryesor i Unitedit për mesfushën.

Madje, një marrëveshje u duk afër pasi klubi arriti marrëveshje personale me lojtarin.

Sidoqoftë, tashmë janë vënë dyshime, pasi ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë të gatshëm që të paguajnë 51 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo ka bërë që ata të fokusohen tek disa alternativa të tjera.

Sander Berge(Burnley) është në mesin e kandidatëve potencialë, pasi drejtuesit e klubit u takuan me kampin e tij për të diskutuar një lëvizje të mundshme.

Berge ishte njëri prej lojtarëve me paraqitjet më të mira për Burnleyn sezonin e kaluar në Ligën Premier, duke u renditur si lider në driblime, prekje të topit dhe saktësi të pasimeve.

Përveç Sander Berges, janë përmendur edhe Youssouf Fofana (Monaco) dhe Martin Zubimendi (Real Sociedad), me këtë të fundit që shkëlqeu për Spanjën në Euro 2024.

Një emër tjetër në listë është edhe Sofyan Amrabat (Fiorentina), i cili iu bashkua atyre në formë huazimi njëvjeçar sezonin e kaluar.

Megjithatë, 27-vjeçari nuk ia doli të gjejë hapësira në ‘Old Trafford’ pasi u paraqit si titullar në vetëm 15 ndeshje nga 30 gjithsej.

Sidoqoftë, ai e gjeti formën e tij në fund të sezonit dhe dhuroi një paraqitje fantastike në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt.

United paguajti 8.5 milionë euro për ta transferuar Amrabatin në formë huazimi, por kishte edhe opsionin për ta blerë kartonin e tij për 21.4 milionë euro, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?