Sipas raportimeve nga Diario AS, ylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, është bërë objektiv i madh për disa klube europiane, me Liverpool dhe Bayern Munich që kanë hyrë në garë për transferimin e tij, ndërsa Tottenham Hotspur po monitoron situatën me mbështetjen e investitorëve të rinj.
Rodrygo, 24 vjeç, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028, por pozita e tij në skuadër është lëkundur pas ardhjes së trajnerit Xabi Alonso dhe konkurrencës së ashpër në repartin ofensiv. Liverpool ka nisur kontaktet përmes superagjentit Pini Zahavi, ndërsa Bayern është gati të ofrojë €100 milion, nëse dështon transferimi i Luis Diaz.
Tottenham, nën drejtimin e Daniel Levy, po përpiqet të negociojë një çmim më të ulët se €90 milion, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me klubin madrilen.
Rodrygo preferon një transferim në Premier League, ndërsa Real Madrid është i hapur për shitje nëse lojtari kërkon largimin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Korrik, 2025 22:10 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.