Liverpool nis negociatat zyrtare me PSG-në për Bradley Barcolan, oferta pritet të kalojë 100 milionë euro

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Gusht, 2026 19:04

Liverpool nis negociatat zyrtare me PSG-në për Bradley Barcolan, oferta pritet të kalojë 100 milionë euro

Liverpool ka nisur zyrtarisht negociatat me Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit të talentuar Bradley Barcola, në atë që pritet të jetë një nga marrëveshjet më të mëdha të kësaj merkatoje.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit anglez kanë hyrë në bisedime direkte me PSG-në dhe kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të paraqesin një ofertë me vlerë mbi 100 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë mbetet ende larg kërkesave të klubit francez, ndaj negociatat pritet të zgjasin.

Pavarësisht diferencave mes palëve, Liverpool mbetet i vendosur për ta transferuar sulmuesin francez në “Anfield”. Nga ana tjetër, edhe vetë Barcola raportohet se është i interesuar për kalimin në Premier League dhe nuk ka ndërmend të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.

Bisedimet janë në fazën fillestare, por interesimi i Liverpoolit është konkret dhe klubi anglez do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me kampionët e Francës.

Flaka

499
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Gusht, 2026 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
499
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?