Liverpool prezanton trajnerin e ri, Iraola: “Jam gati të luftoj për trofe”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Qershor, 2026 21:04

Liverpool prezanton trajnerin e ri, Iraola: “Jam gati të luftoj për trofe”

Liverpooli ka zyrtarizuar emërimin e Andoni Iraolës si trajnerin e ri të skuadrës, duke hapur një kapitull të ri në historinë e klubit anglez. Strategu spanjoll është shprehur i entuziazmuar për mundësinë që i është dhënë për të drejtuar një nga klubet më të mëdha në botë.

Në deklaratën e tij të parë si trajner i Liverpoolit, Iraola nuk e fshehu emocionin për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Jam vërtet i emocionuar. Të gjithë e dinë çfarë përfaqëson Liverpooli. Është një klub i madh, një klub gjigant dhe mezi pres të filloj”, tha ai.

Trajneri spanjoll theksoi se gjithmonë e ka konsideruar Liverpoolin si një klub të veçantë, ndërsa vlerësoi atmosferën në “Anfield”, tifozët e zjarrtë dhe traditën e pasur të klubit.

“Gjithmonë kam menduar se është një klub special. Nuk duhen shumë arsye për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është Liverpool. Atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët dhe mundësia për të luftuar për trofe e bëjnë këtë sfidë jashtëzakonisht tërheqëse. Jam gati”, shtoi Iraola.

Me ardhjen e tij në pankinën e “The Reds”, pritshmëritë janë të mëdha, pasi klubi synon të vazhdojë të luftojë për tituj në Premier League dhe në garat evropiane.

Flaka

24
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Qershor, 2026 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
24
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?