Pas një sezoni të paharrueshëm ku Paris Saint-Germain fitoi për herë të parë në histori Ligën e Kampionëve, trajneri Luis Enrique ka bërë të qartë se ambiciet e tij dhe të klubit nuk ndalen këtu.
Në prag të ndeshjes hapëse të edicionit të ri të Champions League kundër Atalantës, tekniku spanjoll ka shprehur hapur synimin për të mbrojtur trofeun më prestigjioz të futbollit evropian.
“Natyrisht se po, Championsi është objektiv yni. E kemi bërë historinë në sezonin e kaluar, por një klub si ky, me kësi lloj tifozësh dhe lojtarësh, objektivi është të fitojmë ende. Duam të provojmë përsëri,” – tha Enrique për Sky Sport.
PSG, që sezonin e kaluar dominoi në Francë dhe Evropë, synon të vazhdojë të shkruajë histori edhe këtë vit, duke u mbështetur në një skuadër të përforcuar dhe në entuziazmin e tifozëve që shpresojnë për një tjetër sukses madhështor.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Shtator, 2025 15:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.