Manchester City blindon të ardhmen, Doku dhe Khusanov rinovojnë deri në vitin 2031
Manchester City ka siguruar vazhdimësinë e dy prej lojtarëve të rëndësishëm të projektit të saj, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratave të Abduqodir Khusanov dhe Jeremy Doku deri në qershor të vitit 2031.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, mbrojtësi uzbek Khusanov do të nënshkruajë së shpejti kontratën e re, e cila përfshin edhe një rritje të konsiderueshme të pagës. Ai iu bashkua Manchester Cityt nga Lens dhe klubi është i bindur se do të ketë një rol të rëndësishëm në vitet e ardhshme.
Ndërkohë, sulmuesi belg Jeremy Doku ka rënë dakord për të gjitha kushtet dhe ka firmosur kontratën e re pesëvjeçare. Zyrtarizimi nga klubi pritet të bëhet në ditët në vijim.
Këto rinovime vijnë menjëherë pasi edhe mbrojtësi kroat Josko Gvardiol firmosi kontratën e re me gjigantët e Anglisë, duke treguar qartë strategjinë e Manchester Cityt për të ruajtur bërthamën e skuadrës për një periudhë afatgjatë.
Me këto lëvizje, City vazhdon të ndërtojë stabilitet dhe besim te lojtarët e rinj që konsiderohen pjesë kyçe e projektit për sezonet e ardhshme.
Flaka
















