Manchester City – Napoli: përballja e yjeve dhe rikthimi i madh

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shtator, 2025 16:04

Manchester City – Napoli: përballja e yjeve dhe rikthimi i madh

Pas fitores bindëse në derbin ndaj Manchester United, atmosfera te Manchester City është rikthyer pozitive. Trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij është e përgatitur për një tjetër sezon emocionues në Ligën e Kampionëve.

Sfida e parë e fazës së grupeve do të jetë ndaj NapolitAntonio Contes, kampionit aktual të Italisë. Kjo përballje do të sjellë edhe rikthimin e veçantë të ish-yllit të Cityt, Kevin De Bruyne, i cili këtë verë u transferua te Napoli.

“E dija që Kevin do të ambientohej menjëherë. Nuk është surprizë për mua. Edhe McTominay po kalon një formë të shkëlqyer dhe Conte është trajner që ka bërë mirë kudo që ka qenë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë,” – tha Guardiola.

Tekniku spanjoll shtoi se pavarësisht historikut, ku skuadrat e tij shpesh kanë hasur vështirësi ndaj Contes, fokusi i Cityt është gjithmonë te ndeshja e radhës. Ai gjithashtu konfirmoi se në portë do të jetë Gianluigi Donnarumma, të cilin e cilësoi si një nga portierët më të mirë të dekadës së fundit.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shtator, 2025 16:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?