Pavarësisht deklaratave të Pep Guardiolës se do të qëndrojë te Manchester City, zhurmat për një largim të mundshëm të trajnerit katalanas nuk ndalen. Kontrata e tij skadon në 2027, dhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë, por sipas The Telegraph, City po përgatit një plan emergjence për të pasuar Guardiolën nëse ai vendos të largohet verën e ardhshme.
Në listën e shkurtër të kandidatëve janë tre “fëmijë” të Guardiolës:
- Enzo Maresca, asistenti i tij në sezonin 2022/23 dhe favoriti kryesor për stolin nëse nuk merr një ofertë tjetër.
- Xabi Alonso, ish-trajneri i Real Madridit dhe emër i dëshiruar nga shumë klube, përfshirë Liverpool dhe Manchester City.
- Cesc Fabregas, i cili po fiton eksperiencë në pankinën e Comos dhe mund të largohet nëse City i bën një ofertë zyrtare.
Ndërsa klubi harton listën, Guardiola vazhdon të mohojë largimin dhe përqendrohet te garat, megjithëse barazimi me Tottenham e ka lënë skuadrën e tij 6 pikë pas Arsenalit në Premier League.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Shkurt, 2026 23:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.