Marash Kumbulla drejt një tjetër huazimi – vendimi pritet së shpejti

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 17:32

Marash Kumbulla drejt një tjetër huazimi – vendimi pritet së shpejti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është pranë një tjetër lëvizjeje në karrierën e tij, teksa AS Roma po shqyrton mundësinë e largimit të tij gjatë kësaj merkatoje verore. Sipas gazetarit italian Matteo Moretto, për Kumbullën kanë shfaqur interes tre klube nga La Liga: Alavés, Mallorca dhe Sevilla, të cilat po monitorojnë situatën e tij pas paraqitjeve pozitive me Espanyol sezonin e kaluar.

Espanyoli, ku Kumbulla ishte i huazuar, dëshiron ta rikthejë sërish në skuadër për sezonin e ri, ndërsa Cagliari dhe Hellas Verona nga Serie A janë gjithashtu në garë për shërbimet e tij.

Me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, Kumbulla pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në ditët në vijim. Roma është e hapur për huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa vetë lojtari duket se preferon një rikthim në La Liga.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 17:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?