Mesfushori i FC Barcelona, Marc Casadó, pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, teksa drejtuesit katalanas janë të hapur për një shitje të mundshme.
Sipas raportimeve të fundit, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka nisur tashmë kontaktet dhe diskutimet me disa klube të interesuara në Evropë, ndërsa interes nuk mungon as nga ekipet e Arabisë Saudite.
Megjithatë, vendimi final do t’i takojë vetë futbollistit, i cili po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij. Barcelona nuk e konsideron Casadón të paprekshëm dhe është e gatshme të dëgjojë oferta për mesfushorin.
Kohët e fundit emri i tij është lidhur me një transferim te AS Monaco, por burimet theksojnë se aktualisht nuk ka negociata të avancuara apo marrëveshje konkrete mes palëve.
Me merkaton që sapo ka nisur të marrë formë, e ardhmja e Casadós mbetet një nga çështjet që pritet të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Qershor, 2026 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.