Chelsea ka lëshuar nga duart një fitore të sigurt në derbin e Londrës ndaj Brentford, duke pësuar gol në minutat e fundit të kohës shtesë dhe duke u ndalur në një barazim 2-2 në “Gtech Community Stadium”.
Pasi kaluan në avantazh në minutën e 86-të me golin e Moises Caicedo, “Blutë” nuk arritën të mbyllin ndeshjen, duke u ndëshkuar nga Fabio Carvalho në minutën e 93-të pas një goditjeje të gjatë anësore.
Trajneri Enzo Maresca nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si skuadra menaxhoi minutat e fundit:
“Sigurisht, në momentin që shënuam golin e dytë, duhet të menaxhojmë më mirë. Duhet të japim pasime, të ngadalësojmë lojën, ta çojmë pak në gjumë. Është diçka që nuk e bëmë dhe duhet ta përmirësojmë. Nuk mund të pësojmë gol në fund.”
Chelsea mbetet e pamposhtur në këtë fillim sezoni, por ky barazim shihet si dy pikë të humbura, sidomos përpara sfidës së rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Shtator, 2025 15:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.