Marrëveshja u arrit! Diomande transferohet te Real Madridi për një shifër rekord

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2026 19:19

Marrëveshja u arrit! Diomande transferohet te Real Madridi për një shifër rekord

Real Madridi ka arritur marrëveshje të plotë me RB Leipzig për transferimin e talentit Yan Diomande, duke mbyllur me sukses një nga negociatat më të përfolura të kësaj vere.

Sipas raportimeve, dy klubet kanë rënë dakord për një transferim me vlerë rreth 125 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 15 milionë euro shtesë në formë bonusesh, duke e çuar vlerën totale të operacionit në afro 140 milionë euro.

Negociatat mes palëve kanë zgjatur për javë të tëra, por tashmë gjithçka është mbyllur dhe Diomande pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e Real Madridit.

Transferimi i tij konsiderohet një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos, ndërsa drejtuesit madrilenë besojnë se talenti i ri do të jetë një pjesë kyçe e projektit afatgjatë të klubit në “Santiago Bernabéu”.

Flaka

481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2026 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?