MASH: Deri në fund të muajit opinioni mund të përfshihet në përgatitjen e pesë ligjeve nga arsimi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:19

MASH: Deri në fund të muajit opinioni mund të përfshihet në përgatitjen e pesë ligjeve nga arsimi

Deri në fund të shtatorit opinioni mund të marrë pjesë me sugjerime lidhur me pesë propozim-ligjet nga sfera e arsimit të cilët janë publikuar në sistemin qeveritar ENER (Regjistri i Vetëm Kombëtar i Rregulloreve).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje që publiku të përfshihet që të krijohen zgjidhjet më cilësore me të cilat, siç bën të ditur “do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor”.

“Bëhet fjalë për Propozim-ligje krejtësisht të reja për arsimin e mesëm; për arsimin profesional dhe trajnim dhe për arsimin e të rriturve, si dhe Ligjet për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare për Kualifikime”.

“Propozim-zgjidhjet janë përgatitur nga grupet punuese të formuara me vendim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në të cilët marrin pjesë përfaqësues të MASH-it dhe shumë institucione të tjera kompetente, ekspertë dhe profesionistë të felës mësimdhënëse dhe akademike. Duke pasur parasysh se zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive sillen ekskluzivisht përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, MASH-i inkurajon qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e rregullativës ligjore në fushën e arsimit dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor”, bën të ditur MASH-i në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e saj”, thonë nga MASH”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

Sugjerimet dhe propozimet për plotësimin/ndryshimin e zgjidhjeve ligjore dorëzohen në adresën elektronike zakonskaregulativa@mon.gov.mk, ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të muajit shtator.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?