Në një rrëfim emocionues për L’Équipe, nëna dhe agjentja e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, ka zbuluar një moment të veçantë përpara transferimit të djalit të saj te Real Madrid.
“Kylian ishte gati të largohej nga Parisi… dhe ata i thanë se PSG ishte më afër fitores së Champions League sesa Real Madrid,” – tregon Fayza. “Pastaj Kyliani, me sytë e tij fëmijërorë, u përgjigj: ‘Po, e di… por nuk ka rëndësi. Po filloj nga zero’.”
Lamari shton se në atë moment pa sërish “djalin e vogël që ëndërronte në dhomën e tij” dhe që kishte vetëm një dëshirë të madhe – të luante për Real Madrid.
Ky transferim, i realizuar në verën e vitit 2024, u pa si përmbushja e ëndrrës së fëmijërisë për kampionin botëror francez, i cili prej vitesh kishte idhull Cristiano Ronaldon dhe ishte i magjepsur nga historia e klubit madrilen.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Shtator, 2025 10:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.