Mbappé me përgjigje thumbuese për punën në mbrojtje: “Unë bëj shumë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë”
Kylian Mbappé ka dhënë një përgjigje mjaft interesante gjatë një diskutimi me një gazetar, kur u pyet për nevojën që ai dhe Vinícius Jr. të përmirësohen në aspektin defensiv.
Gazetari e pyeti sulmuesin francez nëse mendon se ai dhe Vinícius duhet të bëjnë më shumë punë në mbrojtje, duke marrë si shembull Raphinhën dhe Ousmane Dembélén, të cilët njihen për presingun e tyre.
“Vetëm unë dhe Vini?”, u përgjigj Mbappé, duke reaguar ndaj pyetjes.
Më pas, kur gazetari theksoi se Raphinha dhe Dembélé bëjnë më shumë presing, ylli i Real Madridit u përgjigj me një deklaratë që tërhoqi vëmendjen:
“Do të mund të bëja sikur nuk e kuptova dhe t’ju thosha se unë shënoj më shumë se dy lojtarët që përmendët”, deklaroi Mbappé.
Megjithatë, francezi pranoi se ka ende hapësirë për përmirësim në aspektin defensiv.
“Secili është ndryshe, por sigurisht që edhe unë duhet të përmirësohem. Megjithatë, unë bëj shumë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë”, shtoi Mbappé.
Deklarata e tij ka ngjallur diskutime, veçanërisht për mënyrën se si sulmuesit kontribuojnë si në fazën ofensive, ashtu edhe në presing dhe detyrat defensive.
Flaka












