Mbi 1000 punësime për mbrojtjen nga zjarret dhe mjedisin

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 09:21

Mbi 1000 punësime për mbrojtjen nga zjarret dhe mjedisin

Qeveria planifikon punësimin e 400 zjarrfikësve dhe 600 punëtorëve të përgjithshëm për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit në vitin 2025, thonë nga qeveria.

Në kuadër të Planit Operativ për vitin 2025, Qeveria ka parashikuar punësimin e 400 zjarrfikësve, me qëllim përmirësimin e reagimit dhe parandalimit të zjarreve, të cilat gjatë periudhës verore paraqesin një sfidë serioze për sigurinë e qytetarëve dhe mjedisit.

Zjarrfikësit do të angazhohen kryesisht në komunat me risk më të lartë për zjarre, duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur jetë njerëzish, pasuri materiale dhe natyrën.

Përveç tyre, plani përfshin edhe punësimin e 600 personave të papunë në punë të përgjithshme dhe projekte komunale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor në nivel lokal.

Kjo masë ka për qëllim jo vetëm të forcojë kapacitetet për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, por edhe të përmirësojë kushte pune dhe të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Qeveria thekson përkushtimin e saj të plotë në marrjen e vendimeve dhe realizimin e projekteve që shërbejnë interesin e përgjithshëm, duke vënë në qendër një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe sigurinë e qytetarëve.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, në rrugën e ndryshimeve që synon Qeveria. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 09:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media