Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:21

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me propozim të kryetares së gjykatës, Besa Ademi, solli ndryshime të Rregullores për punë me të cilat mundësohet prania e publikut në mbledhjet e përgjithshme.

Siç informojnë nga Supremja, në ndryshimet e reja të Rregullores për punë të Gjykatës supreme caktohet se mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme janë të hapura, ndërsa publiku në punën e Mbledhjes së përgjithshme sigurohet edhe me prani të përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik. Ademi, thuhet në kumtesë, në Mbledhjen e sotme të prëgjithshme theksoi se rëndësia e Gjykatës supreme nga aspekti kushtetues dhe ligjor, si dhe rëndësia e çështjeve të cilat shqyrtohen para Mbledhjes së përgjithshme nga aspekti juridik, ndërkaq njëherit janë në interes të qytetarëve, e imponojnë nevojën për publik.

“Ndryshimet e Rregullroes për punën e Gjykatës supreme janë në pajtim me vlerat themelore kushtetuese, parimet ligjore dhe parimet ndërkombëtare. Janë propozuar ndryshime të Rregullores, do të jepet kontribut i rëndësishëm për prëforcim të beismit publik dhe imazh të gjyqësisë dhe të Gjykatës supreme si gjykata më e lartë në shtet. Me ndryshimet e propozuara parashihet publik në punën e Mbledhjes së përgjithshme dhe realizim i opinionit në punën e gjykatës përmes risisë normative e cila do ta avancojë edhe bashkëpunimin dhe komunikimin e Gjykatës sipreme të RMV-së me komunitetin mediatik dhe me opinionin më të gjerë të interesuar”, arsyetoi Ademi.

Nga Gjykata supreme informojnë se, siç arsyetoi Ademi, ndryshimet e propozuara bazohen në parimet kushtetuese dhe ligjore për publik në gjyqësi, normat më të larta ndërkombëtare të integruara në legjislaturën vendore, parimet e Konventës evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe standardeve të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, standarde evropiane dhe dokumente ndërkombëtare nga fusha e gjyqësisë dhe angazhimet dhe aktivitetet e Këshillit për gjyqësi të hapur.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?