Mbyllet numërimi i diasporës, socialistët marrin 122 mijë vota, ja sa mori PD

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 22:08

Mbyllet numërimi i diasporës, socialistët marrin 122 mijë vota, ja sa mori PD

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare.Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të diel, ku mbi 197 mijë persona dërguan për herë të parë zarfet e tyre me postë.

Në Vlorë PS mori mandatin e nëntë, ndërsa në Fier ‘vulosi’ mandatin e 12-të me votën e diasporës.Nga votat e shqiptarëve jashtë vendit Partia Socialiste siguroi 122.070 vota, kurse PD doli forcë e dytë me vetëm 47.018 vota.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët arritën të fitojnë vetëm një qark, Kukësin, ku morën gati 62% të votave, kurse PS-ja 27% të votave.

Ndërkohë në 11 qarqe të tjera socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.

Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media