Më 12 shkurt hidhet shorti i Nations League, Shqipëria në Vazon 1

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shkurt, 2026 20:43

Më 12 shkurt hidhet shorti i Nations League, Shqipëria në Vazon 1

Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League më 12 shkurt, kur në Bruksel do të hidhet shorti zyrtar i këtij kompeticioni.

Shqipëria do të garojë në Ligën C, ku është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Ky pozicionim i jep përfaqësueses kuqezi statusin e favoritit në grupin e saj, duke shmangur ekipet më të forta të kësaj lige në short.

Sipas ndarjes zyrtare të vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me skuadra nga tre vazo të tjera:

  • Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia
  • Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia
  • Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino

Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League, një kompeticion me rëndësi të veçantë për renditjen ndërkombëtare të ekipit kuqezi dhe për mundësitë e avancimit në nivele më të larta të futbollit evropian.

Flaka

94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shkurt, 2026 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?