Me angazhimin e punëtorëve sezonal zbutet gjendja me mbeturinat, por akoma lë për të dëshiruar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:15

Me angazhimin e punëtorëve sezonal zbutet gjendja me mbeturinat, por akoma lë për të dëshiruar

Një kontejner i përmbysur dhe mbeturina të cilat nuk duhet të hidhen para kontejnerëve, ishte pamja e parë në Çair të Shkupit. Gjendja nuk është aq alarmante siç ishte javë më parë por përsëri ka deponi jolegale të cilat janë shumë afër hyrjeve të ndërtesave dhe qytetarët çdo ditë duhet të përballën me këtë pamje. Disa fajësojnë Higjienën Komunale ndërsa disa tjerë fajësojnë qytetarët e pa ndërgjegjshëm të cilët hedhin edhe inventarë shtëpiakë afër kontejnerëve.

“A u pastrua Çairi nga mbeturinat apo vazhdon të jetë i njëjtë? Nuk është siç ishte më herët por ka ndryshuar për më mirë. Dhe shkojnë punët për të mirë. Punëtorë nuk kishin mjaftueshëm dhe kjo ndoshta ka ndikuar por edhe vetëdija e popullit por edhe udhëheqësit që janë aty”, deklaroi një qytetar.

“Ja shihe, nuk është pastër. Ku është faji sipas jush? Faji ku është nuk e di, disa qytetarë i hedhim brenda disa tjerë i hedhin jashtë, faji është edhe tek qytetarët”, tha një tjetër qytetar.

“Unë më herët jetoja këtu në Fushë Topanë dhe tani jam në Gjermani. Pamja është e tmerrshme. Nëse krahasoni atje dhe këtu si është? E tmerrshme, para 30 viteve kur u largova ishte më mirë se tani”, u shpreh një qytetare.

120 punëtoret sezonal të Higjienës Komunale u miratuan nga Këshilli i Qytetit të Shkupit më 29 gusht për shkak të kaosit të krijuar në kryeqytet me mbeturinat në të gjitha lagjet e Shkupit. Por deri kur do të jenë të angazhuar këta punëtorë sezonal në Higjienën Komunale, nuk morëm përgjigje. Pas miratimit të 120 punëtoreve sezonal në Higjienën Komunale gjendja në kryeqytet u stabilizua por edhe më tej vazhdojnë disa nga lagjet e kryeqytetit të përballën me mbeturina rreth kontejnerëve. /Alsat.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?