Mesazh nga Tchouaméni para sfidës me Marseille
Mesfushori i Real Madrid, Aurélien Tchouaméni, ka folur në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Olympique Marseille, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes maksimale dhe rolin vendimtar të Kylian Mbappé në skuadër.
“E dimë që ndeshja do të jetë e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë. Duhet të luajmë në nivel të lartë për të fituar. Duam të fitojmë të gjitha ndeshjet për të përfunduar mes 8 ekipeve më të mira,” – tha Tchouaméni.
Duke komentuar mbi episodet e fundit të arbitrimit në San Sebastián, ai u shpreh:
“Nuk kam asgjë për të thënë, të gjithë e panë çfarë ndodhi. Gjyqtarët duan të bëjnë më të mirën, por edhe ata gabojnë si ne.”
Mesfushori francez foli edhe për ndryshimet mes ish-trajnerit Carlo Ancelotti dhe aktualit Xabi Alonso:
“Me Carlo fituam shumë, ai është një nga trajnerët më të mirë në histori. Xabi kërkon gjëra të ndryshme, ka metodologji tjetër. Po përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje dhe po përpiqemi të arrijmë atë që ai kërkon.”
Për Mbappé, Tchouaméni nuk kurseu elozhet:
“Kylian shënoi shumë gola vitin e kaluar dhe po vazhdon edhe këtë sezon. Ai po luan në një nivel të jashtëzakonshëm. Me të, kemi më shumë shanse për të fituar. E dimë që nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve dhe kjo është një nga objektivat tona. Do të përpiqemi ta arrijmë së bashku.”
Real Madrid synon të nisë me fitore fazën e grupeve, ndërsa Tchouaméni theksoi se skuadra është e përgatitur fizikisht dhe mendërisht për sfidën e së martës në “Santiago Bernabéu”.
Flaka
















