Messi blen klubin e dytë? Ylli argjentinas pranë marrëveshjes për Eldensen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Shtator, 2026 14:51

Messi blen klubin e dytë? Ylli argjentinas pranë marrëveshjes për Eldensen

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të rëndësishëm në futbollin spanjoll.

Sipas raportimeve, ylli argjentinas ka arritur një marrëveshje në parim për blerjen e 100% të aksioneve të CD Eldense, klub që aktualisht garon në La Liga 2.

Ky do të ishte një tjetër hap i Messit drejt krijimit të një rrjeti të tij të klubeve të futbollit. Argjentinasi më herët ka bërë investim edhe te klubi katalanas UD Cornellà.

Nëse marrëveshja finalizohet, Messi do të bëhej pronari i plotë i Eldenses, duke zgjeruar më tej aktivitetin e tij jashtë fushës dhe duke nisur ndërtimin e një strukture klubesh që mund të ketë rol në projektet e tij të ardhshme në futboll.

Për Messin, ky investim përfaqëson një tjetër kapitull në karrierën e tij pas futbollit, teksa po pozicionohet gjithnjë e më shumë edhe si figurë e rëndësishme në botën e biznesit sportiv.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Shtator, 2026 14:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut